Dendja; Marrëdhëniet greko-shqiptare mos i shikojmë në kontekstin se,”Shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë”.

Greqi

Lidhur me marrëdhëniet greko-shqiptare, ai komentoi: “Sigurisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për palën shqiptare. Ajo duhet të plotësojë plotësisht kushtet për pjesëmarrje në ndërtesën evropiane, përfshirë mbrojtjen absolute të të drejtave të pakicës greke. Marrëdhëniet greko-shqiptare mos i shikoni në kontekstin e tyre se,”Shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë”. Është shumë më e komplikuar. Dhe nëse më lejoni, Shqipëria historikisht – dhe nëse e shikoni nga një perspektivë – ka bërë zgjedhjen e saj.”

Kështu ka deklaruar tha Ministri i Jashtëm në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare mbi Trashëgiminë Kulturore, duke shtuar se “E drejta jonë kombëtare për të shtrirë në 12 milje detare, ne nuk do ta diskutojmë atë as me Turqinë ose me ndonjë vend tjetër,”

Nikos Dendias foli për marrëdhëniet e jashtme të Greqisë me Turqinë, Shqipërinë dhe Libinë, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare mbi Trashëgiminë Kulturore të ndërmarrë nga Instituti i Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar Kapodistrian të Athinës.

Kjo deklarate vjen 24 orë më pas takimit të ambasadores sonë Luela Hajdaraga me ministrin Dendja, si dhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë z. Nikolaos Panagiotopoulos.