Do na sulmojë Irani? Rama: Kemi njoftuar aleatët! Shqipëria blen dronët e armatosur për…

91

Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin e publikuar në disa media ku pretendohej se Irani është i aftë të godasë vendin tonë me “dronë të padukshëm”.

Rama zbuloi se për këtë kërcënim janë njoftuar aleatët tanë të NATO-s. Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria shqiptare do të blejë 6 dronë nga Turqia. Më tej Rama tha : Dronët e blerë do të jenë një aset i fuqishëm për vendin në luftën kundër krimit, ndërtimet pa leje si dhe në rastet kur është e nevojshme “të goditet” por pa sqaruar objektivin.

Pyetje: Kërcënimi me dron të padukshëm nga Irani?
Përgjigjet Rama: Jemi duke punuar me aleatët për mbrojtjen kibernetike dhe këtë kërcënim ua kemi adresuar aleatëve. Fillimisht do blejmë 3 dornë, na duhen për mbrojtjen kundër krimit, bujqësinë, ndërtimet pa leje dhe në rast kur është nevojë për goditje.



Këtë e pëlqejnë %d blogues: