“Do të marrim vaksinën e Covid-19 çdo vit njësoj si gripi”, Dollemberg: Shangai nuk na rrezikon për përhapjen e virusit

Aktualitet

Infektimet janë shtuar në Shangai të Kinës dhe kjo ka rikthyer frikën, së përsëri do të ndikojë edhe në shtetet e tjera.

E pyetur nga moderatorla Eni Vasili, në emisionin “Open”, nëse Shangai rrezikon pjesën tjetër të botë, drejtuesja e Federatës së Mjekëve në Europë, Aurora Dollemberg tregon se mundësia është shumë e ulët.

“Shifrat në Europë janë ende të larta. Në çdo një orë vdesin 100 persona nga Covid-19, por kur themi që jemi optimist është sepse shifrat janë në ulje. Tendencia e moralitetit është në rënie dhe pikërisht për këtë jemi optimistë”,shton Dollemberg.

Mjekja shpjegon se, ne do jetojmë dhe bashkëjetojmë me virusin dhe çdo vit do të marrim një vaksinë për Covid-19, siç marrim për gripin. Sipas saj, do të vijojë të mbahen maskat në ambiente të mbyllura për personat që kanë probleme shëndetësore./ Gazeta Shqip