E shpallën në kërkim ka marrë arratinë

624

policia ne focus-1Rastësi? Një strategji që i shkon përshtat më shumë se kurrë politikës në Shqipëri, përball një drejtësie të përgjumur që pas 25 vitesh demokraci ka mbetur atje ku kishte filluar. Arratisja u bë dhe mediat e bëjnë publike këtë lajm, por asnjë nga autoritetet nuk ka kurajon të thotë dy fjalë si pati mundësinë që u arratis ky njeri, oficer i policisë i akuzuar për shpërdorim detyre. Megjithatë në Shqipëri jemi, në vendin ku gjithçka ndodh, ku zhduken lumejnte dhe dalin përrejntë, ku zhduken peshkaqenet dhe bien në rrjetë peshqit e vegjël.

Lajmet japin dhe marrin se shpallet në kërkim ish-shefi i Antidrogës së Fierit Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim këtë të martë ish-shefin e seksionit të Antidrogës në policinë e Fierit, Dritan Zagani. Lajmin e bëjnë vetë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave shpallja në kërkim ka ardhur pasi Zagani dyshohet se është larguar nga Shqipëria.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe gjykata ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”. E kërkojnë arrestimin e tij pasi ai ka marrë arratinë, ky është shtet ku burgjet i ka mbushur me të varfërit, pasi ende nuk ka qeli për këta Vipa…