Pëllumbi është viktima e 171 në mes të 178 shqiptareve te vrarë në Greqi dhe njëkohësisht viktima e 97 e vrare nga policia e vendit fqinjë, ku deri më sot asnjë polic nuk është dënuar për vrasje të tillë, përfshi dhe fëmijë 13-14 vjeçar.
97 familje janë veshur me të zeza nga dora e vrasese e policisë. Kjo është e verteta sa do e hidhur te jetë. Por DREJTËSIA e ketij vendi ende nuk ka deshire te gjykoje vrasesit edhe pse nuk ungojnë pamjet filmike nga rajoni I policies ne ANO PATISIA.
Por sot…?
Sot mbushen pese vjetë që po heshtet dhe procesi i vrasjes se shqiptarit 29-vjeçar ka mbetur aty ku ka filluar, pasi vrasësi që presupozon policinë pra shtetin nuk mund të dënojë vetë shtetin.
Edhe pse u bë një përpjekje nga Prokuroria e Athinës e cila ka rihapur për shqyrtim dosjen e vrasjes së shqiptarit Pëllumb Marnikolaj në Nëndor të 2018. U deshën mbi dy vite e tre muaj që kjo vrasje të rikthehej përsëri për rishqyrtim nga ana e Prokurorisë se Athinës, por deri më sot nuk asnjë përgjigje përse u vra djali shqiptar.
Qofsh i parajsës more djalë…!
Ja cfarë shkruan babai i Pëllumbit me rastin e pervjetorit të pestë të vrasjes të djalit të tij.
Ikën pesë vite me plot mall ,ku te ma baba more djalë. Ku të kam nuk të shof dot, plot pesë vite të mbushur në lot. Ku të ka nana ty, plot pesë vite pa të pa në sy. Pese vite nana, nuk të dëgjon as në shtëpi, as në telefon. Apo vjen, o biri im të thërret plot gezim. Hajde bir më përqafo baba jot këtë po don. Të thërret motra dhe vëllai, deshën shumë ato me të pa, ka marr malli për ty. Tash pesë vite të veshur në zi, është mbledh fisi e krejt miqësia, për pesë vjetor të kan ardhë tek shtepia. Ty Pëllumb desha fort me të tako, e jo lule tek vorri me te pri. Qofsh i parajsës more djalë. Gjithve malli na ka marr. Do të kujtojmë sot e përgjithmojnë. Në zemrën tone ti Pëllumb jeton…
i paharuar kujtimi i ketij djaloshi…