Arrestohet nga policia e Elbasanit vëllai ish-deputetit të PS-së Bukurosh Stafa.
Edmond Stafa është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia lokale pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Burime nga policia bëjnë me dije se për të kishte një urdhër ndërkombëtar arresti pasi gjykata e Bergamos e ka dënuar me 10 vite burg me akuzën e trafikimi të lëndëve narkotike ne bashkëpunim. Tashmë ndaj tij pritet të nisë një proces ekstradimi.
/Ora News.tv/