Emigrantët familjarëve: Mos votoni në 21 Qershor

Emigracioni Kryesore

mos voto-1Sa vjen dhe po ndihet pakënaqësia dhe një indinjimi në një pjesë të emigracionit shqiptar në Greqi ndaj qeverisë aktuale e cila gjatë fushatës elektoriale nuk mbajti asnjë nga 5 premtimet e bëra nga Edi Rama në Athinë. Të zhgënjyer edhe nga ish qeveritë e mëparshme për premtimet e dhëna, emigrantët tashmë ndihen në haresë dhe në mëshirën e zotit, dhe për këtë të zhgënyer nga shteti i tyre kanë vendosur të kalojnë në ekstrem. Pakënaqësitë e mëdha ndaj tyre janë të shumta, por veçojmë vetëm dy aspekte të veçanta, që nga ana ekonomike, me rritjen e çmimit të pasaportave, ata paguajnë tre here më shumë se në Shqipëri, ndërsa nga ana tjetër për mos pjesmarrjen e tyre në jetën politike të vendit. Duke pare ergësirën e politikës se këto zgjedhje vendore janë kthyer njësoj si ato parlamentare, duke mbytur dhe cënuar parimet më elementare nga oligarkia politike, që fjalën e kanë vetëm politikanët dhe vetëm këta, kanë zgjedhur rrugën e kundërt, atë të bllokimit.

Në rrjetet sociale, qindra profile në facebook pushtohen me thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve Lokale të 21 Qershorit. Athina, Selaniku, Kreta pushtohen nga emigrantët shqiptar që kerkojnë që Shqipëria të bojkotoj këto zgjedhje.

Emigrantët u bëjnë thirrje familjarëve të tyre të bojkotojnë zgjedhjet si protestë kundër politikës sharlatane 25 vjeçare. Qindra emigrantë nga Italia, New York, Londër, Bruksel ,Athina, Berlin po dërgojnë foto dhe thirrje pro Bojkotit.

Gazeta “Focus News” përshëndet këtë inisiativë të emigrantëve dhe është në krahun e tyre, pasi në krye të kësaj gazete është shkruar me të madhe “Zëri i Emigranti Proteston”