Eurostat : 85% e mësuesve në BE janë gra

Sociale

mesueset ne BE

Në përgjithësi në BE, përqindja e mësuesve femra është veçanërisht e lartë n; 85%, ndërsa më shumë se 90% në 11 shtetet anëtare të BE, Lituania, Hungaria, Sllovenia (97%) dhe Italia (96%) kanë normat më të larta. Një në tre mësuesit e shkollave fillore në BE ka qenë mbi 50 vjeç në vitin 2014.Në nivel evropian, gratë përfaqësojnë 65% të mësuesve të shkollave të mesme, ndërsa për grupmosha mbi 50 vjeç në 38.1%. Përqindjet më të larta të mësuesve që i përkasin kësaj grupmoshe janë regjistruar në Itali (58%) dhe Estoni (50%), pasuar nga Letonia (49%), Bullgaria (48%) dhe Gjermani (48%). Në anën tjetër, pak mësues të moshës mbi 50 vjeç janë regjistruar në Maltë (15%), Britania e Madhe (25%), Luksemburgu (26%) dhe Polonia (27%).