Shtetet anëtare të OKB pa SHBA po fillojnë një sërë negociatash sot të martën që kanë për qëllim të përfundoj nënshkrimin e një Marrëveshjeje jo-detyruese Botërore mbi Emigracionin në 10-11 dhjetor ne Marok, që përbën një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet planeti.
Qëllimi është të “forcojë bashkëpunimin mbi migracionin ndërkombëtar në të gjitha versionet e tij”, nënvizon drafti 25-faqësh të “Marrëveshjes Globale për Migracionin e Sigurt, Koordinuar dhe Ligjor”. Drafti thekson se “sovraniteti i shteteve” do të sigurohet, duke pranuar se “asnjë vend i vetëm nuk mund të përballet me fenomenin e emigracionit”.
“Dera mbetet e hapur”, kanë raportuar burime diplomatike, duke pohuar se mungesa e SHBA nuk është një pengesë për të arritur një marrëveshje. Hungaria, e cila fillimisht ndoqi shembullin e SHBA, përfundimisht njoftoi se do të marrë pjesë në negociata, sipas burimeve të njëjta. Draft marrëveshja përcakton 22 masa specifike, të tilla si grumbullimi i të dhënave, dhënia e dokumenteve të identifikimit për migrantët që nuk e kanë atë, duke i kushtuar kujdes të veçantë grave dhe fëmijëve, duke u ofruar imigrantëve qasje në shërbimet sociale dhe parandalimin e diskriminimit.