Gjykata Evropiane dënon Greqinë për trajtimin çnjerëzor të refugjatëve të mitur

Greqi

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Greqinë për kushtet e mbajtjes së ndalimit të miturve të pashoqëruar në rajonet policore, si dhe as të drejtën e dhënies së ndonjë avokati, shkruajnë mediat vendase.

Dënimin e Greqisë ka vendosur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut për ndalimit të të miturve të pashoqëruar në stacionet policore në vend, si çnjerëzor dhe degradues.

Dënimi ka ardhur si rezultat i ankesave të fëmijëve të refugjatëve për kushtet e paraburgimit në rajonet e policisë si dhe mos dheniave e avokateve ne mbrojtje të tyre.

Me vendimin e saj, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut,  njëzëri e dënoi Greqinë për:

Shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili ndalon trajtimin çnjerëzor ose poshtërues, për ndalimin e aplikantëve në stacionet policore.

Shkelje të nenit 13 për të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar në lidhje me shkelje të nenit 3, pasi nuk janë dhënë qasje për një avokat

Shkelja e nenit 5 (1) dhe (4) lidhur me të drejtën e lirisë dhe sigurisë personale në lidhje me kushtet e ndalimit të aplikantëve për azil në stacionet e policisë. Sipas vendimit të Gjykatës Evropiane , kushtet e ndalimit të refugjatëve në komisariate përbëjnë “trajtim degradues” duke qëndruar atje i bëri ata të ndjehen të izoluar nga bota e jashtme, me pasoja potencialisht negative për shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Gjthashtu, Gjykata u shpreh se ndalimi i aplikantëve në pikat kufitare dhe komisariateve të policisë, mund të konsiderohet heqje lirie, e cila është e paligjshme sipas paragrafit të parë të nenit të pestë të Konventës. Gjykata gjithashtu vëren se refugjatët kanë kaluar disa javë të ndaluar në stacionet policore para se Qendra Kombëtare për Solidaritet Social propozon për të transferuar në qendrat e strehimit për të miturit e pashoqëruar.

Siç thuhet në vendim, të miturit nuk kanë qasje në një avokat, duke mos qenë në gjendje për të apeluar tek organet kompetente, në mënyrë për të ndaluar ndalimin e tyre në stacionet policore dhe të përshpejtojnë procedurat e transferimit në vende të përshtatshme.