Grabitje e përgjakshme në Greqi: Arrestohet 15-vjeçari, goditi me thikë 36-vjeçarin

Greqi

Një grabitje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e së hënës, jashtë Polikastros, Kilkis, me viktima dy persona. Policia e Sigurimit të Kilkis ka arrestuar dy autorët.

Autorë të grabitjes ishin dy burra nga Afganistani, të moshës 20 dhe 15 vjeç, të cilët nën kërcënimin e thikave kanë imobilizuar dy shtetas pakistanezë dhe i kanë marrë 200 euro.

Madje, sipas policisë, i mituri dyshohet se ka goditur me thikë edhe një nga viktimat, duke i shkaktuar lëndime në gjoks dhe në krah.

36-vjeçari i plagosur është transportuar në spitalin e Kilkisit ku i është nënshtruar një operacioni dhe tashmë i ka shpëtuar rrezikut.

Policia e Sigurimit të Kilkis ka lokalizuar dy autorët pak më vonë dhe të miturit iu gjet një thikë.