Greqi: 4 vite burg për 21 emigrantëve për hyrje të paligjshme…!

266

Vijnë nga vendet e luftës se u kërcënohet jeta, vijnë nga brigjet turke dhe përfundojnë në brigjet greke e më pas përballen me drejtësinë vendase.

Sot Greqia ka filluar gjykimin e emigrantëve të ardhur nga brigjet e Turqisë. Gjykimet kanë filluar menjëherë pas publikimeve ne mediat greke disa ditë më parë se për emigrantët klandestinë do të ketë dënime penale me burgime.

Në ishullin Kos zonë kufitare midis Greqisë dhe Turqisë, dhjetra emigrantë me kombësi të ndryshme si nga Somalia, Jemeni etj, të ardhur nga brigjet turke po ndeshen sot me drejtësinë greke. Gjykata e Shkallës së parë se këtij ishulli ka dënuar 21 emigrantë me 4 vite burg me të drejtë apelimi.

Sipas informacionit, me vendim të Gjykatës Supreme të huajt do të ndiqen penalisht dhe kundër tyre do të fillohet procedura ligjore, raportojnë mediat greke.