Dalin detaje të reja lidhur me gruan shqiptare, nënë e tre fëmijeve e cila akuzohet për vrasjen e 50-vjeçarit grek, i cili kishte nje biznes ne dhenien me qira te automjeteve ne Kalithea të Athinës.
Katerina Tsiona, avokatja që ka marrë përsipër mbrojtjen e të akuzuarës, ka folur për qëndrimin e 47-vjeçares E.S, e cila akuzohet për vdekjen e 50-vjeçarit N.K të shtunën mbrëma në shtëpinë e tij në Moschato.
Duke folur për mediat vendase ajo tha se: “ E pandehura mohon akuzën e vrasjes me dashje dhe pranojnë vetëm pjesëmarrjen e saj në vetëvrasjen e 50-vjeçarit. Ajo shkoi për të kërkuar paratë e saj dhe e gjeti veten përballë një skene vdekjeje. Viktima kishte vendosur t’i jepte fund jetës. Videot në celularin e të pandehurës konfirmojnë këtë skenar. Ky është qëndrimi ynë bazë”, theksoi zonja Tsiona, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me këtë.
Në të njëjtën kohë, siç argumenton avokatja i 47-vjeçares, janë disa persona që janë mashtruar nga 50-vjeçari. Kujtohet se të shtunën e kaluar persona që kishin investuar euro në kompaninë e tij e rrahën në Kallithea, ku ndërhyri policia dhe incidenti përfundoi pak më vonë.