Greqi / Coronavirusi : 6.800 mësues në karantinë ditën e parë të shkollës

Greqi

 

Sipas informacioneve të alfavita.gr, mësuesit që ishin në karantinë ditën e parë të funksionimit të shkollave (dje të hënë) kaluan shifrën 6.800.

2.800 raste ishin nga autotestimet që u shpallën deri të dielën për hapjen e shkollave, ndërsa 4000 të mbetur ishin mësues të sëmurë më herët dhe janë ende në karantinë.