E PAPRECEDENTE, Një denoncim i rëndë me një viktimë të një dhjetëvjeçareje në Halkidiki që ishte në qendër të masave të reja të Ministrisë së Arsimit për numrin e kufizuar te nxënësve ne klasa.
Sipas gayet;s lokale Halkidikinews.gr, ngjarrja ka ndodhur në 13 Shtator në shkollën fillore në ditën e parë të vitit mësimor në fshatin Semantra Halkidiki.. Drejtoria e Arsimit vendosi të përjashtojë nga shkolla 10-vjeçaren Semantra Halkidiki për të mos krijuar seksion të dytë në klasën e 5-të të shkollës fillore.
Bëhet fjalë qe në klasë të jenë vetëm 25 nxënës, ndërsa fëmija shqiptare u dëbua pasi ishte e 26 në klasë.
Tashmë vajza është e ftuar të ndjekë një shkollë në një fshat fqinj, konkretisht në fshatin Portaria, e cila siç ankohet familja e saj është disa kilometra larg dhe nuk ka mundësi që kjo të ndodhë.
Denocimi
Babai i vogëlushes, Altin Tocila, tregon se ditën e parë të shkollës, drejtoresha i ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit e ka urdhëruar fëmijën të shkojë në shkollë në Portaria, pasi klasa e 5-të ka 26 fëmijë dhe nuk mund të hyjë në klasë pasi ne klasë duhet te jenë vetëm 25 nxënës “Unë u thashë që dua që ju ta mbani fëmijën të fillojë mësimet. Unë dua që fëmija të studiojë, jo të shëtis. Më pas thirrën policinë për të nxjerrë fëmijën tim nga ambientet e shkollës. Fëmija u tremb dhe filloi të qajë”, ankohet babai.
“Fëmija u frikësua dhe filloi të qajë. Për të mos qarë fëmija dhe për të mbajtur policinë larg, që fëmijët të mos trembeshin, morëm fëmijën dhe u larguam. Atë ditë u detyrova ta merrja vajzën në punë, sepse gruaja ime kishte shkuar në një shkollë tjetër për të kryer regjistrimin e fëmijës tjetër në të shkollën e mesme në Moudania-s”, shprehet babai i 10-vjeçares dhe shton. tani jam i detyruar të largohem nga puna për ta çuar fëmijën tim në shkollën e Portarias 8 kilometra larg çdo mëngjes. Kjo nuk mund të vazhdojë. Unë as nuk mund ta dërgoj fëmijën tim në autobus. Cili prind do ta linte një 10-vjeçare të hipte në autobus i vetëm, i pashoqëruar? Kërkoj që fëmija të kthehet në shkollën e fshatit ku jetojmë ose të sigurohet transporti i tij me përgjegjësi të shtetit. Dhe falënderoj ata që më mbështesin në këtë përpjekje”.
Duke denoncuar këtë politikë, dje të mërkurën, Shoqata e Mësuesve të Arsimit Fillor të qarkut shpalli ndalesë pune në orën 13:00 në Drejtorinë Arsimore Halkidiki në Polygyros.
Burimi : Halkidiki news.gr