GREQI : Dy vetvrasje në çdo ditë

Greqi

Biznesmenët, fermerët dhe forcat e sigurisë në krye të vetëvrasjeve

Numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve të regjistruara në vitin 2022 arrin në 600, që korrespondon me të paktën dy vetëvrasje çdo ditë.
Vetëvrasjet janë një problem social madhor në vendin tonë, me numrin e tyre në rritje të vazhdueshme, duke shkaktuar shqetësim, shkruajne mediat vendase

Gjashtëqind vetëvrasje janë regjistruar vetëm në vitin 2022, numër që korrespondon me të paktën dy vetëvrasje çdo ditë, sipas të dhënave të analizuara dhe të përpunuara nga Observatori i Vetëvrasjeve dhe rrjeti kërkimor incizues i Qendrës Ditore për Parandalimin e Vetëvrasjeve të organizatës “KLIMAKA”.

Vitet e fundit, vetëvrasjet janë rritur, edhe gjatë koronavirusit, me 25%. Rritja ka të bëjë fillimisht me biznesmenët, pastaj fermerët, forcat e sigurisë dhe forcat e armatosura.