Shpëtim ZINXHIRIA / Në kurriz të emigrantëve të vendeve të treta kanë qenë vendimet e dëbimit për kthim prapa, për hyrje të paligjshme në Greqi nga shërbimet e Policisë greke.
Si gjithnjë numri më i madh i të kthyerve bëhet në drejtim të Shqipërisë. Gjatë periudhës Janar-Gusht, policia ka deportuar 6.268 shqiptarë, e barabartë me një numër mesatarisht për çdo muaj 785 persona.
Gjatë kësaj periudhe janë ndaluar për hyrrje ilegale 5.348 shqiptarë, e barabartë kjo me 670 shqiptarë të ndaluar për çdo muaj. Policia greke vazhdon të zbatojë ligjin për emigrantët që shkelin këtë vend në rrugë ilegale. Greqia vazhdon të mbajë peshën më të madhe të emigrantëve të cilër e përdorin si një rrugë tranzit.
Duke u mbështetur në faqet zyrtare të Policisë së Përgjithëshme të këtij vendi, numri më i madh i të dëbuarve janë shqiptar, më shumë se numri i të gjithë emigrantëve të marrë sëbashku të dëbuar nga Greqia, në shtatë muaj e parë për 2016.
Theksohet se që nga fillimi i vitit 2016 në total janë kthyer në vendet e tyre 10. 658 emigrantë, nga këta 6.268 janë shqiptar (mbi 50%).Mbështetur në statistikat që na afrohen nga policia e Përgjithshëm shikojmë se numri i të dëbuarve shqiptare në krahasim me numrin e të komuniteteve të tjera shkon deri në 10 herë më shumë.
Numri më i lartë i të dëbuarve shqiptare ka qenë në muajin prill ku janë dëbuar 855 shqiptare, ndërsa numri më i ulët është shënuar në korrik të 2016. Sipas te dhenave dëbimet në Greqi janë kundrejt 10 kominitete të ndryshme, në një kohë që në këtë vënd ka emigrantë nga 120 vende të ndryshme të botës…
Statistikat zyrtare i të dëbuarve sipas muajve është si më poshtë:
Janar – u dëbuan 1.300 emigrantë, Shqipëria (755 persona), Maroku (336 persona), Gjeorgjia (51 persona), Iran (25 persona), Bullgaria (24 persona) dhe Turqia (19 persona).
Shkurt – u dëbuan 1.193 emigrantë, Shqipëria (829 persona), Iran (51 persona), Maroku (50 persona), Gjeorgjia (34 persona), Pakistani (31 persona), Bullgaria (23 persona), Turqia (23 persona) dhe India (22 persona).
Mars – u dëbuan 1.601 emigrantë klandestinë, Shqipëria (745 persona), Maroku (498 persona), Algjeria (128 persona), Gjeorgjia (52 persona), Iran (26 persona), Iraku (19 persona), Bangladeshi (16 persona) dhe Afganistani (11 persona).
Prill – u dëbuan 1.832 emigrantë klandestinë Shqipëria (885 persona), Pakistan (297), Morocco (202) Iraq (70), Iran (69), Bangladesh (57), Algjeria (50), Georgia (36), (Turqia 33) dhe Afganistani (17).
Maj – u dëbuan 1.694 emigrantë klandestinë Shqipëria (852 persona), Pakistani (157), Maroku (107), Iran (61), Georgia (51), Afganistani (45 persona), Bangladeshi (29) dhe Bullgaria (16 persona).
Qershor – u dëbuan 1725 emigrantë klandestinë, Shqipëria (808 persona), Iraku (230 persona), Afganistani (201 persona), Iran (149 persona), Pakistani (59 persona), Bangladeshi (51 persona), Gjeorgjia (42 persona) DHE Maroku (40 persona).
Korrik – u dëbuan 1,302 emigrantë të kombësive të ndryshme, Shqipërinë (737 persona), Afganistan (119 persona), Iraku (105 persona), Pakistani (89 persona), Irani (44 persona), Gjeorgjia (55 persona) dhe Bullgaria (25 persona).
Gusht – u dëbuan 1.204 emigrantë klandestinë, Shqipëria (687 persona), Afganistan (107 persona), Iraku (86 persona), Pakistani (58 persona), Gjeorgjia (57 persona), Irani (53 persona) dhe Maroku (39 persona).
Shënim: Që nga fillimi i vitit në total janë kthyer në vendet e tyre të origjinës 10. 658 emigrantë, në një kohë që numri i përgjithshëm i emigrantëve ( refugjatë) të ardhur nga vendet e luftës në Greqi është në 57.600 refugjatë.
Për gjashtë mujorin e parë të 2016 janë ndaluar nga policia dhe rojet bregdetare për shkelje te kufirit 173.034 klandestinë.
- Shqipëria 5.348
- Irani 100
- Pakistani 8.525
- Palestini 168
- Vendet e tjera 6.964
Për trafikim të paligjshëm të emigrantëve janë arrestuar 419 persona, ku nga këta 50 janë shqiptarë.