GREQI / Humb jetën 31-vjeçari shqiptar, bie nga çatia e një fabrike nga nje lartësi prej 20 metra.

Greqi Kryesore

Edhe nje tjetër krim i ri në vendin e punës. Është një 31-vjeçar I cili ka humbur jeten gjatë punës për riparimin e çatisë të një fabrike në qytetin e Volos.
Shqiptari po punonte sëbashku me një tjetër, por u la vetëm në punë tek po punonte.
Sipas dëshmive, dy punëtorë të punishtes ishin duke kryer punimet e prerjes së çatisë kur njëri nga të dy ka zbritur, ndërsa punëtori i vdekur ka mbetur i vetëm në vendin e tij të punës pa masat e parashikuara të sigurisë. pa asnjë masë mbrojtëse nga rënia në lartësinë 20 metra.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu shqiptar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Volos, por për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
Aksidentet ne punë kanë treguar se nuk lënë asnjë dyshim se situata në vendin e punës do të vazhdojë të jetë tragjike.

Jetë të humbura nga aksidentet në punë për 2023

Në Greqi kanë humbur jeten në punë një shqiptar ne çdo muaj.

06/02/2023. 45-vjeçari ndërron jetë pas një aksidenti në punë në një gurore në zonën e Gianoulaiika pranë Lygourio, në komunitetin lokal të Bashkisë Epidaur në Argolidë
16/03/2023
. Ngjarja ka ndodhur në Mykonos, teksa shqiptari 49-vjeçar po lyente disa mure në një objekt të papërfunduar. Ai ra nga skela, nga një lartësi prej rreth dy metrash dhe vdekja e tij ishte e menjëhershme.
13/03/2023. Një 55-vjeçar shqiptar në Kalkida në Greqi ka humbur jetën duke rënë nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, gjatë punimeve në një pallat ka rënë nga skela dhe si rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
24/03/2023
. Sipas mediave lokale, një 52-vjeçar shqiptar ka rënë nga skela në një lartësi prej 2.5 metrash e për pasojë ka humbur jetën. Shqiptari po punonte në një shtëpi në zonën e Mylopotamos në Kretë.
22/06/2023. Kristo Çepa 56 vjeç gjeti vdekjen teksa ishte në ambientet e punës në zonën Faliro të Kavallës. Ai humbi jetën gjatë punës tek punonte me një ekskavator i vogël, një pjesë e një muri është rrënuar dhe ka rënë mbi të.
01/07/2023
. Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës teksa punonte në një kompani në zonën e Diavatës, në perëndim të Selanikut.
Sipas informacioneve, 57-vjeçari shqiptar ka rënë nga një makinë ndërtimi, në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00 dhe në rrethana ende të paqarta.
12/08/2023. Humb jeten një 31-vjeçar ne qytetin e Volos. Ai ra nga një lartësi prej 20 metra te po punonte për riparimin e çatise se një fabrike.
Selanik, 57-vjeçari u aksidentua teksa punonte në një kompani ndërtimi, rreth orës 8:00 mëngjesin e sotëm. Shqiptari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Numri i vdekjeve ne pune eshte i larte ne krahasim me vitet e tjera ku jane regjistruar 85 vdekje në gjysmën e parë të 2023

Aksidentet në punë: 330 vdekje në pesë vitet e fundit.

Në vitin 2022 numri i viktimave ishte 104
Në vitin 2021, pati 31 vdekje nga aksidentet në punë
Në vitin 2020, ata kishin arritur në 41
Në vitin 2019, 51 persona u vranë gjatë punës
Në vitin 2018, 46 persona humbën jetën në punë

Por…
Në rast vdekjeje, ligji parashikon me nenin 932, paragrafi 3 i Kodit Civil që familja e viktimës mund të marrë kompensim monetar për shkak të vuajtjes mendore.
Por çfarë vlen në rastin e një të huaji, jashtë Bashkimit Europian, familja e të cilit kërkon dëmshpërblim në Greqi? Ligji i çdo shteti përcakton se cili anëtar i familjes konsiderohet se ka të drejtë për kompensim.