Shkon në tre numri i viktimave nga moti i keq.
Pas ditës së djeshme ku humbi jeten një shtetas shqiptar, sot fatkeqësisht u ka marrë jeten edhe dy vendasve të moshes 82-87 vjeç
Gjatë ditës së sotme, një grua 87-vjeçare u gjet e vdekur në Magnezi, ndërsa mëngjesin e së martës, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën në rrethin e Agia Aikaterinit në Volos. Vdekja e shqiptarit ka ardhur nga rrëzimi i një muri nga ujrat e shumtë.
Pasditen e së mërkurës, një 82-vjeçar u gjet i vdekur në zonën Ellinopyrgos të Karditës, i cili ishte zhdukur. I moshuari është shtypur nga një automjet dhe trupi i tij është gjetur nga Zjarrfikësja, e cila po punonte në vendngjarje me 8 zjarrfikës dhe 3 automjete.