Vdekjen e 39-vjeçarit ata ia atribuojnë vetëvrasjes
Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur në qeli mëngjesin e sotëm në burgun e Larisës, i cili dyshohet se është varur. Sipas informacioneve të onlarissa.gr, bëhet fjalë për një të burgosur grek, i cili është gjetur pajetë nga gardianët.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAB-it, por fatkeqi tashmë kishte humbur jetën. Vdekja e tij i atribuohet vetëvrasjes.