GREQI / Shqiptari ka mbaruar dënimin 11 muaj më parë, po ende mbahet ne burg…!

135

Çpo ndodh me të dënuarit shqiptarë që mbarojnë dënimet. Ka mbaruar denimin parar 11 muajve dhe mbahet ende

1.648 shqiptarë vuajnë dënimet e tyre në burgjet e Greqisë, ku 399 prej tyre janë aktualisht në proçes gjykimi. 1.248 janë gjykuar nga Gjykata e Shkallës së parë  ( konfirmuar nga ambasada shqiptare në Athinë)

Tashmë nuk bëhet fjalë më si dënohen shqiptarët, por pse mbahen kur mbarojnë denimin.

Nuk janë të pakët shqiptarët që ankohen se kanë mbaruar denimet e tyre dhe mbahen ende në burgjet e vendit fqinjë.

Konkretisht bëhet fjalë për dy raste vetëm në burgun e Patrës, pa patur të dhëna të tjera. Janë të afërmit e tyre të cilët thonë se mbahen ende edhe pse kanë mbaruar dënimin.

Një rast i konfirmuar nga vetë shqiptari na vjen nga burgu i Patrës për të cilën kemi folur edhe më parë. Bëhet fjalë për Afrim Osman Rexha i cili ka firmosur për lirimin e tij në Janar 2021, por që ende po vuan dënimin.

Nuk e besuam prandaj edhe u interesuam për të parë të verteten.

Në fillim u interesuam dhe folëm me drejtuesit e burgut, konkretisht me sekretaren dhe për këtë çështje na tha se në dorë e ka prokurori, pasi nuk mund të japin të dhëna të tjera, ku sipas saj në burg nuk mbahet asnjë i dënuar që ka plotësuar denimin.

Folëm me avokatin e tij dhe na tha se Afrimi duhej të ishte liruar, por ajo që e mban ende ne qeli është se para disa muajve u bë një kontrolli ne qelinë e tij dhe e gjet një thikë që sipas shqiptarit përdorej për hapjen e konservave , por për këtë akuzë më vonë e nxorrën të pafajshëm. Për këtë çështje vetë shqiptari i denuar vuri ne dispozicion edhe vendimin e pafajsise, (të cilën po e publikojmë edhe më poshtë)

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: