Greqi: Piktori shqiptar dhuron dy vepra një spitali

Greqi

Edhe një tjetër lajm i mirë vjen nga emigracioni shqiptar në Greqi.

Shqiptarët dijnë të vlerësojnë dhe të dhurojnë diçka simbolike ne vendet ku jetojnë dhe punojnë, pasi për ta eshtë atdheu i dytë.

Pas veprimit human të rrobaqepses korçare Elona Agolli që dhuroi për spitalin në Grevena 600 maska mbrojtëse për personelin shendetësor ndaj COVID-19, një tjetër rast është ai i piktorit Kristo Defrim Hasa nga Gramshi, i cili jeton në Amaliadha prej 28 vjetësh.

Piktori Hasa e ka cilësuar këtë gjest si një xhest simbolik, për të dhënë një kontribut në këto ditë të vështira sidomos për sistemin shëndetësor si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.

Mundësinë për të ndihmuar me diçka tjetër në këto kohë të veshtira që po kalon gjithë vendi edhe unë mendova që të ndihmojë me dy piktura spitalin Amalidhas dhe atë të Gramshit, me këto dy piktura po i bëj dhuratë këtp dy punimet e mia.

Më vonë do hap një ekspozitë personale në Gramsh me rastin e festës se 18 Gushtit. Kjo eshte nje shtysë për fjalët që ka thënë Presidenti John F. Kenedyy “Mos shikoni çfarë bën atdheu për ju, po çfarë bëni ju për atdheun” duke u bazuar në këto fjalë të presidentit edhe unë bera me dicka modesti aq sa kisha mundësi. Amaliadhën e konsideroj atdheun tim, pasi jetoj 28 vjetësh”.thotë piktori.

Gjatë ceremonisë së mbajtur me këtë rast drejtoresha e spitali të Amaladias, Irini Aggelaku e ka falenderuar piktorin shqiptar për dhuratën e tij.

Gjesti i piktorit shqiptar është pasqyruar edhe në mediet lokale greke.