GREQI / Rebelohen të burgosurit, fillojnë grevën në të gjitha burgjet

Greqi

“Jemi të vendosur deri ne fund, javen qe vjen fillojmë grevën e urisë…”

Ka dy ditë që të burgosurit në Greqi kanë filluar një grevë në të gjitha burgjet e vendit. Mediat vendase heshtin…

Dihet që Greqia ka ligjet më të ashpra dhe zë vendin e parë në Evropë dhe vendin e katërt në Botë për të burgosurit e huaj, ku në disa raste për nga numri ua kalon dhe të burgosurve grekë.

Greva në fillim ka filluar në burgun e sigurisë të lartë të Koridallos të Atikës dhe më pas është mbështetur dhe nga të dënuarit e burgjeve  të tjera.

Greva është në ditën e dytë të saj, ku sot të dënuarit kanë bllokuar gardianet që të kryejnë numërimin e tyre. Të burgosurit sot u shprehen se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, atëhere javën që vjen do të fillojnë grevën e urisë.

Kerkesat kryesore e tyre janë kushtet e jeteses, si dhe të mos të ndryshojë ligji Paraskevopulos, një ligj që deri diku ka lehtësuar vuajtjen e denimit të tyre, duke përfituar ulje të dënimit etj.

Por midis kerkesave të tjera ata kerkojnë që te ketë ndryshim ne dhenien e lejes dhe ne shlyerjen e denimit, si dhe te mos ketë dënime “fantazmë” pa fakte, dhe me trillime. Lidhur me kete te fundit ka shqiptarë të cilët pretendojne se janë dënuar me 20 vite pa asnjë fakt, por vetëm me imagjinatë. Gjithashtu kerkojnë dënimet me 2/5 deri ne 10 vite të bëhet në 3/5 nga 10 deri – 20 vjete, si  dhe dhenia e lejes  lejet me burgim deri në 15 vjet  të zbatohet me 1/5.

Te denuarit shqiptarë nga disa burgje shprehen te vendosur deri ne greven e urisë, duke shprehur se ka shumë shqiptarë që mbahen ende ne burg me muaj të tërë edhe pse kanë kryer denimin…