Greqi: Shqiptari vret shqiptarin për 130 euro borxh…!

Greqi

Liria e shqiptarit Vangjel Shabani ka marrë fund sot ku është arrestuar nga policia e Atikës me akuzën për vrasje me thikë të bashkëatdhetarit 65-vjeçar Altin Kotreli.

Ngjarrja ka ndodhur pasditen e 10 Majit të 2020 pas një zënke që kanë patur viktima 65-vjeçar me 34-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë dy katëshe në Artemida. Autori i krimit me një thikë në gjendje të zemëruar ka goditur dhe plagosur 65-vjeçarin, i cili u dërgua në spital , ku vdekja e tij u konfirmua nga mjekët.

Punonjësit e polilicisë së Atikës mundën të arrinin në gjurmët e tij, përmes dëshmive që treguan se 34-vjeçari kishte dallime financiare dhe personale me viktimën. Në këtë rast u ngrit një çështje e vrasjes me paramendim, e cila u paraqit në Prokurorin e Athinës ku dhe u lëshua një urdhër-arresti ndaj 34-vjeçarit, sipas të cilit ai u arrestua.