Një tragjedi e rëndë me tre të vdekur dhe një të plagosur ndodhi në mesditën e së Enjtes (01-04-2021) në fshatin Gymnos të Komunës së Eretria …
Sipas reportazhit të gazetës Evia Zoom, tre punëtorët e ndërmarrjes “Periklis ATE” të cilët po punonin në një shtyllë të energjisë elektrike, vdiqën tragjikisht menjëherë për shkak të goditjes elektrike. Njëri ishte në shtyllën e energjisë elektrike dhe tre të tjerët ishin poshtë kur u goditën nga energjia elektrike, si dhe me një tjetër të katërt të plagosur rëndë që u dërgua në spital.
Puna ishte marrë për tu kryer nga kompania “AKTOR”, megjithatë punëtorët ishin të ndërmarrjes “Periklis ATE”.
Të vdekurit janë 43-vjeçari Giannis Karlatiras, 55-vjeçari George Toskas dhe 45-vjeçari shqiptar Aleks Bruka.
Stafi FOCUS NEWS i dergon familjes ngushellime më të sinqerta.