Greqia: Pagesë lindje edhe për emigrantët

Greqi

Një lajm i mirë vjen nga Greqia, vendi ku punojnë dhe jetojnë mbi 600 mijë shqiptarë. Eshte qeveria e Micotakis që ka marrë këtë hap pozitiv për familjet e emigrantëve.

Pagesa e lindjes dhe për emigrantët u njoftuan sot nga Zv/ministri i Punës, Domna Michaelidou, në televizionin  Alpha, duke folur për masat mbështetëse për familjet me ndihmës prej 2,000 eurosh. Ndihma fillon 1/1/2020 dhe shkon për të gjitha lindjet në Greqi, si një zgjidhje e pjesshme demografike “.

Në të njëjtën kohë, ajo vuri në dukje  se: “Politika jonë është që qytetarët grekë ta marrin atë dhe qytetarët e vendeve evropiane do ta marrin atë, siç përcaktohet me ligjin politik. Ajo që ne po shohim është se nuk ka padrejtësi ndaj shtetasve të vendeve të treta që kanë jetuar në Greqi për shumë vite . Në vitin 2020 ne po punojmë në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet nga çerdhet”.