I nxehti esktrem në Europë

Mjedisi

Europa po përjeton valën e të nxehtit afrikan, ku temperaturat shkojnë deri në 44 gradë celcius.

Shumë vende po përballen me thatësira të mëdha.

Ne Itali autoritetet këshillojne qytetarët të shmangin daljet në orët më të nxehta të ditës dhe marrin masat e duhura për përballimin e të nxehtit. Temperaturat ekstreme kane favorizuar edhe përhapjen e vatrave te zjarrit. Situata e rëndë paraqitet në Greqi, Serbi, Bosnje, Maqedoni, Kroaci dhe Mali i Zi . Ndërkohe dy viktima numërohen aktualisht nga i nxehti, një në Rumani dhe një në Poloni, ndërsa dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital si pasojë e motit ekstrem.

Sipas një studimi të publikuar Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Europian moti ekstrem mund të vrasë deri në 152.000 persona në Europë, deri në vitin 2100, nëse nuk merren masa për frenimin e efekteve të ndryshimeve klimaterike. Sipas shkencëtareve, kjo shifër është 50 herë më e lartë se numri i vdekjeve të raportuara aktualisht. Temperaturat e larta pritet të vazhdojnë në disa pjesë të Europës Qendrore e rajonin e Ballkanit edhe gjate ditëve te ardhshme.