Më shumë se 100 vetë kanë vdekur nga përmbytjet shkatërruese që goditën qytetin Kerala në Indi, ndërsa të paktën 150,000 janë zhvendosur.
Qyteti i Keralës përballet me një krizë “jashtëzakonisht serioze”, siç theksoi Pinaraj Vujayan, kreu i qeverisë lokale. Më shumë se 500 ushtarë janë mobilizuar në zonat e prekura.
“Të gjitha rrethet janë në gatishmëri të plote, pasi presim reshje të reja të forta gjatë 24 orëve të ardhshme”, tha zëdhënësi i Qendrës së Përgjigjeve të Katastrofave në Kerala.
Rruget hekurudhore dhe ajrore janë pezulluar dhe mijëra shtëpi janë dëmtuar seriozisht ose janë shkaterruar. Me ndihmën e helikopterëve autoritetet evakuojnë viktimat e përmbytjeve që kanë gjetur strehim në kulmet e shtëpive të tyre.