Ish-kryeministri Papandreu: Qytetarët të fitojnë zërin nëse Evropa dëshiron të mbijetojë

Greqi

Ish-kryeminisri i Greqise z, Jorgo Papandreu gjatë një debati Forumin Ekonomik Delphi theksoi se : “ Qytetarët duhet të fitojnë një zë përmes pjesëmarrjes së përditshme nëse Evropa dëshiron të mbijetojë . Përderisa vendimet bëhen pas dyerve të mbyllura larg qytetarëve, populizmi dhe nacionalizmi do të forcohen. Projekti evropian duhet të bëhet ndërmarrje e qytetarëve. Le të gjejmë mënyrën për t’i dhënë atyre kontrollin. Propozimi im përfshin zgjedhjen e Presidentit të Komisionit Evropian, nga qytetarët evropianë. Unë u kam propozuar edhe miqve të partive të tjera socialiste në BE që të bëjmë një zgjedhje paraprake për kandidatin progresiv për këtë post dhe për të pasur një dialog për të ardhmen e Evropës. Vetëm në këtë mënyrë Evropa do të bëhet tërheqëse përsëri. Qytetarët të cilët ndihen të pafuqishëm ndaj realitetit të sotëm shpesh përdorin nacionalizëm, duke bërë thirrje për mbylljen e kufijve dhe tregjeve. Kjo është një reagim automatik, i cili, nëse mbizotëron, do të sjellë pikërisht rezultatet e kundërta – do të rrisë problemet. Parimet tona nuk janë të mjaftueshme për t’i shprehur ato me fjalë, por ato duhet të bëhen të dukshme për qytetarët e Evropës, nga mbrojtja dhe vendet e punës në ndryshimet klimatike apo zhvillimet në Lindjen e Mesme, Sirinë apo Afrikën. Ku qëndron Evropa në këto çështje dhe si i realizon vlerat e saj në sytë e qytetarëve? “