Ze Maria nuk do të jetë më trajner i Ti ranës. Rezultatet e fundit, ftohja me Halilin dhe krisja me njerëzit që rrethojnë presidentin e bardhebluve e bindën brazilianin që të largohet. Vendimi ka qenë konsensual.
Për momentin… PRAPASKENAT Ze Maria ishte në qendër të kritikave te bardheblutë prej disa javësh.
Skuadra nuk po funksiononte dhe, ashtu siç e pohoi edhe një ditë më parë për “Panorama Sport”, braziliani kishte bërë gabimet e tij. Por, a ishte largimi i Ze Marias vetëm çështje sportive? Koha dhe rrethanat treguan që jo. Gazeta rikthen edhe një herë në vëmendje se si “u braktis” trajneri nga brenda klubit, deri në atë pikë sa pranoi publikisht për “Panorama Sport” një ditë para largimit se problemet më të mëdha i kishin ardhur nga merkato e gabuar./Panorama sport/