Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kriza në Shqipëri është artificial dhe e sponsorizuar ndërsa ka treguar se nuk është problem i tij më i madh fati politik që do të ketë por emigrimi masiv i shqiptarëve.
Meta than ë “Tempora” se nga Shqipëria ikin 8.1% më shumë se sa ikin qytetarët serb nga vendi i tyre apo 11.3% më shumë se nga sa ikin në Malin e Zi, ndërsa dha alarmin se nëse vazhdohet me këto ritme, në vitin 2100 do të ketë një popullsi prej më pak se 1 milionë shqiptarësh.
Akoma më e rëndë ishte deklarata nga ana e Presidentit kur tha se ka një plan p[ër shpopullimin e vendit, sikurse sipas tij, kishte një plan për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Kriza është artificiale, kriza është e sponsorizuar. Nuk kam problem fatin tim politik, sepse fati im politik varet nëse unë respektoj ose jo Kushtetutën. Kam problem se Shqipëria po shpopullohet dhe më këto ritme parashikohet se në vitin 2100 të ketë as 1 milionë banorë që do të jenë të gjithë moshë e tretë. Shqetësimi im është se po ikin 8.1% më shumë shqiptarë nga Shqipëria se sa serb nga Serbia apo 11.3% më shumë se sa po ikin qytetarët nga Mali i Zi. Jam i detyruar ta them këtë gjë, duket sikur ka një plan për shpopullimin e Shqipërisë, sikurse e kam thënë se ka një plan për mungesën e Gjykatës Kushtuese”.