Katër tërmete “godasin” Shqipërinë, ja epiqendrat

Aktualitet

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit e deri në mesditë, katër lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë.

Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar se lëkundjet e para të tërmetit me magnitudë 2,6 ballë janë ndjerë në juglindje të vendit, në Prrenjas, Pogradec e Korçë. Ndërsa një orë më vonë një tjetër lëkundje sizmike prej 2,5 ballësh është ndjerë në qytetin e Shkodrës.

Gjithashtu sipas këtij institucioni, një tjetër tërmet me epidendër fshatin Ibë në Tiranë me magnitudë 2,7 ballë është ndjerë rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ndërsa tërmeti i katërt dhe më i fuqishmi është ndjerë rreth orës 13:00, 2 km në jug të Prrenjasit me magnitudë 3,6 ballë.