Kërkesa për njohjen e pensioneve, emigrantët shqiptarë protestë te ambasada italiane

Aktualitet

Duke kërkuar një zgjedhije sa më të shpejtë për njohjen e pensioneve dhe kontributeve që kanë derdhur në Itali, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në shtetin fqinj kanë zhilluar këtë të enjte një protestë para ambasadës italiane në Tiranë.

Qytetarët shprehen se kontributet shoqërore që kanë dhënë në Itali nuk derdhen në llogaritë e tyre, gjë që është e turpshme, pasi sipas tyre vetëm me pensionin e pjesshëm në Shqipëri, e kanë të pamundur të përballojnë jetesën.

Sakaq, përpara ambasadës për të biseduar me protestuesit doli vetë ambasadori italian Fabricio Buçi, i cili u shpreh optimist për zgjidhjen e situatës dhe se nga ana e palës italiane po punohet që të përshpejtohen të gjitha procedurat.

“Më bëhet qejfi t’iu njoh. Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim”, tha ambasadori.

Shqipëria ka marrëveshje për pensionet me disa vende, por ende jo me Italinë. Me një marrëveshje të tille do të bëhej e mundur që qytetarët të cilët jetojnë dhe punojnë në një vend tjetër, këto kontribute mblidhen duke bërë të mundur që të marrin pension në të dyja vendet.