Deputetja e re e LSI, FLoida Kërpaçi nëpërmjet një statusi në Facebook e cilëson alarmante gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Ajo akuzon kreun e Rilindjes Edi Rama se ai i rrënoi ekonomikisht Shqiptarët dhe kjo ka sjellë largimin e tyre.
Teksa shprehet se ekonomia duhet të lulëzojë, ajo ka shpërndarë edhe një artikull të portalit Balkanist.net ku shkruhet për largimin e madh të shqiptarëve nga vendi.
Shkrimi i plotë Floida Kërpaçit në FB:
Alarmante! Po shkatërrojnë Shqipërinë duke rrënuar Ekonominë!
Aktualisht, sipas Institutit kërkimor Gallup, 56% e Shqiptarëve duan të largohen nga vendi ynë sepse nuk kanë mjetet për të siguruar jetesën.
Kreu i Rilindjes premtoi para 2013 se do të ishte përtej të majtës e të djathtës, por pasi i rrënoi ekonomikisht i ndau Shqiptarët brenda kufirit e përtej kufirit;
Ne 2017 gjendet i kamufluar pas premtimit se do të udhëheqë me flamurin kuq e zi, medemek bashkim e prosperitet për të gjithë Shqiptarët: KUJDES! duhet të gjithë të jemi në gjendje alarmi e në kundërveprim për ato që do të bëjë!
Duhet ndaluar shpopullarizimi i Shqipërisë; njerëzit po ikin prej rilindjes, prej oligarkëve të rilindjes që po vjelin cdo pasuri të vendit dhe po rrënojnë ekonominë e cdo familje duke vrarë shpresën për një jetë e të ardhme këtu nëvendin tonë.
Rinia meriton të ketë një të ardhme të sigurtë në vendin tonë, dhe për këtë të gjithë sëbashku duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën për vendin tonë!
Le të triumfojë ndjenja për vendin, mbi egon për pushtet!
Duhet të lulezojë ekonomia që e shpërndan të mirën te qytetarët dhe jo te pushtetarët!
Duhet të rrënohet oligarkia e të triumfojë Rinia e Shqipëria!