Këto janë 5 gratë e riatdhesuara nga Siria së bashku me fëmijët e tyre, burrat u kanë vdekur ose janë të burgosur

Aktualitet

5 gra shqiptare dhe 14 fëmijët e tyre mbërritën ditën e sotme në Siri pas operacionit të riatdhesimit nga kampi Roj në Siri.

Ndërkohë janë bërë me dije edhe emrat e tyre, të cilat janë: Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.

Tashmë siç njoftoi edhe kryeministri Rama, do të fillojë rehabilitimi i tyre, pasi kiushtet në të cilat kanë jetuar dhe tmerri që kanë parë nuk do të jetë i lehtë për t’u kaluar.

Përsa i përket burrave të tyre, kreu i Antiterrorit Gledis Nano tha se disa prej tyre mund të jenë vrarë ose mund të jenë të burgosur në burgjet siriane.