Kishte vjedhur 10 biçikleta në kryeqytet, prangoset 21-vjeçari

Aktualitet

Një 21-vjeçar ka përfunduar dje në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohet për vjedhjen e disa biçikletave. Bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi i identifikuar si Drilon Lila.

Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit në kërkim, i cili ishte dënuar edhe më parë për vjedhje.

Drilon Lila ishte shpallur në kërkim pasi u dokumentua me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të 10 biçikletave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Konkretisht:

  1. Më datë 18.04.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.T.
  2. Më datë 15.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. M.
  3. Më datë 21.04.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D.
  4. Më datë 18.05.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetases K. K.
  5. Më datë 22.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. D.
  6. Më datë 24.04.2017, në rrugën “Marko Boçari”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. A.
  7. Më datë 25.04.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Th.
  8. Më datë 08.05.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Z.
  9. Më datë 21.05.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën shtetasit E. Q.
  10. Më datë 28.05.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur biçikletën shtetasit P. A.

Nga deklarimet e marra shtetasit Drilon Lila, ka pranuar kryerjen e këtyre vjedhjeve të sipër përmendura.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.