Nis takimi Rama-Basha te Nishani, shoqërohen nga Ruçi e Paloka

Kryesore Politika

Në Presidencë ka nisur takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te PD-së, Lulzim Basha, me ftesë të presidentit Bujar Nishani.

I pari që mbërriti në selinë e kreut të shtetit ishte Rama, i cili mbërriti në Presidencë në orën 10:00, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi.

Ndërkohë rreth orës 10:07 mbërriti edhe kreu i opozitës Basha, i cili shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të PD­-së Edi Paloka.

Kujtojmë se tryeza e sotme e dialogut vjen pas ftesës për dialog të presidentit Bujar Nishani.

Ndërkohë pritet që kreu i opozitës t’i qëndrojë pozicionit se duhet krijuar qeveria teknike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Ftesa e bërë ditën e djeshme nga presidenti Bujar Nishani për një tryezë dialogu u konsiderua si një kthesë për dhënien fund të krizës gati tre mujore politike.

Pikat që janë shtruar në tryezë Krijimi i qeverisë teknike, largimin e Ramës Shtyrja e datës së zgjedhjeve Kthimin në vepër të rëndë penale shit­blerja e votës, duke bërë ndryshime në Kodin Penal Ndryshime të Kodin Zgjedhor që garantojnë mosprekshmërinë e votës Apelimin në Kodin Zgjedhor të vendimit të KQZ që ka regjistruar 17 parti dhe listat e kandidatëve për deputetë Shkarkimin e të gjithë drejtuesve të policisë dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj që do të zgjidhen me marrëveshje.