Kombet e Bashkuara : 22.2 miliard $, për të përballuar krizën globale humanitare…

933

foto-22-1

Kombet e Bashkuara kërkon një sasi rekord prej 22.2 miliardë $, për të shpenzuar në programet e ndihmës humanitare për vitin e ardhshëm dhe për të përmbushur  nevojat e 93 milionë njerëz të prekur nga lufta dhe fatkeqësitë natyrore në 33 vende të botës, tha të hënën kreu i operacionet humanitare të OKB-së Stephen O’Brien.

“Kjo reflekton në nivelin e nevojës humanitare në botë, është shuma më e lartë që pas Luftës së Dytë Botërore,” tha Stephen O’Brien në një konferencë për shtyp, duke shtuar se 80% e kërkesave vjen nga konfliktet ndërluftuese, të tilla si ato në Siri, Irak, Jemen , Nigeria dhe Sudanin e jugut. Shumë vende, përfshirë Afganistanin, Burundi,  Kongo dhe Somalinë kërkojnë pothuajse çdo vit në 25 viteve të fundit, ndihmë emergjente humanitare dhe shumë njerëz janë të ballafaquar me një përkeqësim të krizës në vitin 2017, sipas OKB-së.

Në vitin 2016, Kombet e Bashkuara kërkuan 22.1 miliardë dollarë, ndërsa thirrja fillestar ishte për 20.1 miliardë. Megjithatë, donacionet e kufizuara kanë rezultuar se mbulojnë vetëm 51% të nevojave deri më 30 nëntor. Që nga viti 2011, shuma e kërkuar të OKB-së për të përmbushur nevojat humanitare të krizës pothuajse është trefishuar.

Në Siri, nevojat humanitare pritet të “rritet me shpejtësi”, në qoftë se nuk e gjen një zgjidhje politike për luftën, e cila numëron gati gjashtë vjet, si dhe 13.5 milionë njerëz  kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Në Afganistan, forcat qeveritare po luftojnë talebanët, 1.8 milionë njerëz, kryesisht fëmijë, do të kenë nevojë për trajtimin e kequshqyerjes së rëndë në vitin e ardhshëm, në bazë të ankesës së OKB-së. Kriza politike në Burundi do të trefishojë numrin e atyre që janë në nevojë urgjente dhe do arrijë në tre milionë. Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara kanë dyfishuar shumën e kërkuar për Verilindje të Nigerisë në një miliardë dollarë amerikanë, me shpresën e arritjes së ndihmës për shtatë milionë njerëz të prekur nga veprimi i grupit të armatosur islamik Mpoko Haram. Në mesin e tyre 75.000 fëmijë janë në rrezik për të vdekur nga uria.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: