Erdogan: “Vendet e BE-së lejojnë emigrantët që të vdesin”

989

erdogan ne focus 1Ngjarrjet e fundit kanë bërë që Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan të hedhë akuza vendeve e BE-së, se ata i lejojnë emigrantët në fatin e tyre dhe se i lenë të vdesin pas mbytjeve që i kanë kushtuar jetën e qindra emigrantëve në Mesdhe.

“Në qoftë se këta njerëz janë duke kërkuar strehim në vendet evropiane nga që kanë braktisur vendet e tyre, si mund të lemë të varkat e tyre të mbyten dhe i lënë ata të vdesin?”  Erdogan theksoi këtë pas takimit me homologun e Irakut Fouad Masoum duke theksuar se : “Unë dënoj politikën e perëndimore, Ne nuk mund ta pranojmë”.

Ai rikujtoi se Turqia pret pothuajse rreth dy milionë refugjatëve sirianë. Që nga fillimi i luftës civile sirian, qeveria turke rregullisht akuzon komunitetin ndërkombëtar se nuk do të marrë përgjegjësinë që i përket ndaj refugjatëve.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: