Lajme të mira na vijnë për emigrantët tanë në Greqi, konkretisht nga qyteti i Selanikut, i cili gjithnjë ka qenë më mirë në këtë drejtim.
Në se ka vullnet çdo gjë bëhet…Duket se deklaratat e zv/ministrit Agron Tare dhënë më parë në mediat tona po gjejnë zbatim. Tashmë ai ka fituar bastin dhe bashkë me të edhe Konsullata e Përgjithshme e RSH në Selanik me kryekonsullin Arqile Sota, i cili erdhi në këtë konsullatë në shkurt të këtij viti.
Asgjë nuk është e rastit por frutet e punës erdhën pas një pune te madhe e përgjegjësie dhe mobilizimi.
Por…
Deklarata e Z.Agron Tare më parë ka shkundur njëherë e mirë trupin dipllomatik në Greqi, të cilët sot po punojnë me orë të zgjatura për tu ardhur në shërbim emigrantëve shqiptarë. I gjithë stafi po thuajse është venë në shërbim të kompanisë franceze ALEAT, që kjo kompani nga ana e saj duhet të respektojë punën e dipllomatëve tanë për menaxhimin sa më të mirë në sherbimin që u jep emigrantëve tanë.
Sot Konsullata e Përgjithshme në Selanik me në krye Z.Arqile Sota ka bërë një realitet, atë që ditë më parë mund të quhej e pabesueshme. Kanë kaluar çdo parashikim duke ulur në tre ditë afatin e pritjes për aplikim, ku një muaj më parë në Athinë shkonte deri në pesë muaj.
Nga dita e aplikimit dhe dhenies së shenjave të gishtave apo fotografisë, dita e marrjes se pasaportës nga 2-3 muaj që ishte më parë ka shkuar në 15 ditë që nga dita e aplikimit.
Asgjë nuk është e rastit…vullnet deshirë dhe ndërgjegje.