Koreja e Jugut i ka afruar Greqisë 800,000 dollarë për të siguruar strehim dhe kujdes për refugjatët që jetojnë në Greqi. Siç njoftoi Ambasada Koreane në Greqi, 800,000 dollarë do të paguhen përmes Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe do të përdoren ekskluzivisht për refugjatët që banojnë në territorin grek.
Theksohet se Qeveria e Republikës së Koresë se Jugut i ka ofruar Greqisë pikërisht të njëjtën shumë për refugjatët në vitin 2016 dhe 1.5 milion dollarë në vitin 2015.
“Këto kontribute tregojnë angazhimin e qeverisë koreane për të ofruar mbështetjen e saj për nevojat emergjente të refugjatëve në Greqi”, tha ambasada koreane