Kryeministri Kyriakos Mitsotakis nga zyra e tij dha një mesazh të ri sot në mbrëmje ora 17.00 mbi coronavirusin.
Ai nuk foli nga bunkeri por nga zyra e tij me serioz se kurrë duke u drejtuar popullit të tij pa kërcënime dhe pa termin burg…
“Ne jemi në luftë. Me një armik që është i padukshëm, por jo i pathyeshëm. Sepse nëse arrijmë të kufizojmë transmetimin, ne do t’i japim sistemit të shëndetit kohë për t’iu përgjigjur urgjencave”
Jemi në Luftë Bakteriologjike për Jetën. Jemi në Luftë Bakteriologjike për Jetën. Duhet t’a fitojmë me çdo kusht të bashkuar. Qendrojmë në Shtëpi !
Për dγ muajtë që vijnë të gjithë bashkë do luftojmë. Do fitojmë e do dalim më të fortë !
Siç shpjegoi ai, ekzistojnë tre objektiva të qeverisë për të adresuar situatën:
• Kufizimi i përhapjes së virusit
• Forcimi i sistemit shëndetësor
• Mbështetja e ekonomisë dhe punëtorëve
Ai gjithashtu tregoi se do të jepen 2 miliardë euro për të ndihmuar aktivitetet produktive me problemet e qarkullimit, dhe po merren veprime për të parandaluar një gjeneratë të re të kredive “të kuqe”.