Kubë: 38.391 pacientë në spitale, 77 të vdekur në 24 orë nga coronavirusi

Bota

Situata epidemiologjike është përkeqësuar në mënyrë dramatike muajt e fundit

5,144 kanë vdekur nga coronavirusi në Kubë dhe te infektuar 640,438 raste, ndërsa vetëm dje 29.08 u zbuluan 6,277 infeksione dhe 77 pacientë vdiqën.

Situata epidemiologjike në Kubë është përkeqësuar në mënyrë dramatike muajt e fundit, megjithëse nuk krahasohet me vendet e tjera në rajonin e Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Provinca e Cienfuegos ka qenë kohët e fundit në qendër të krizës, me një shkallë incidence prej 4,363.4 raste për 100,000 banorë, sipas APE-BPE, duke cituar Xinhua.

Autoritetet shëndetësore të ishullit po përpiqen të shpejtojnë fushatën e imunizimit me vaksina të prodhuara në vend. Deri më tani, 30.2% e popullsisë prej 11.2 milion kanë marrë tre doza të vaksinave Abdala, Soberana-02 dhe Soberana Plus, sipas të dhënave zyrtare.