Kukësi ngre trofeun e kampionit për Kategorinë Superiore

Futboll Sporti

 Kukësi është ekipi kampion në Shqipëri për edicionin e 78 tëKategorisë Superiore, në sezonin futbollistik 2016-2017.

Sot është luajtur edhe java e fundit e përcaktuar në kalendarin sportiv,  ku kampionët kanë bërë edhe humbjen e parë për këtë sezon, Luftetari 1-0 Kukësi. Kuksianët titullin e kishin siguruar para një jave në fitoren ndaj Skënderbeut në shtëpinë e tyre me rezultatin 2-0.

Duhet përmendur që ky titull kampion për ekipin kuksian ështëhistorik pasi është hera e parë që e fitojnë, duke arritur ne total 75 pike, 3 pike me shume se Partizani dhe Skenderbeu. 

Medaljet dhe trofeun fituesve ia ka dorëzuar Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit  Armand Duka sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm Ilir Shulku.