lobimi i dipllomacisë shqiptare sjell frutet e punës, behet fjalë për përfaqesinë tone në Greqi.
Lajme të mira vijnë nga fqinji ynë, Greqi, për qytetarët e vendit tonë. Mësohet se nga dita e hënë 14 qershor,lidhur me levizjen e lire do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona. Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit. Ka qenë lobimi I kesaj përfaqesie që më në fund të bindë palën greke.
Por…
Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar. Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik.
Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites.