Shpetim ZINXHIRIA / Që nga qershori i 1998, dhjetra ligje dhe qindra qarkore janë publikuar në gazetën zyrtare të qeverisë së Greqisë. Më se dy dekada emigrantët ligje legalizimi ndigjojnë dhe legalizim nuk shikojnë. Asnjë emigrant deri më sot nuk ka fituar statusin e emigrantit, statusin e qendrimit të tij të përheshëm në Greqi, ashtu siç veprohet në vendet e tjera të BE. Ligjet në Greqi u japin leje qendrimi emigrantewve te kushtezuar nga ensimat dhe per nje kohe te caktuar, nje veprim ndryshe nga ai i vendeve te tjera. Përse?
Për çudi pak orë më parë doli edhe një ligj tjetër për ithagjenien, një ligj që hap dritën jeshile për fëmijët e emigrantëve, duke lënë në errësirë të plotë legalizimin e prindërve të tyre, të cilët enden akoma në brazdën e 25 viteve më parë. Mendohet se rreth 150 mijë gra që kanë lindur fëmijët në Greqi janë prej shumë vitesh ende në pritje për legalizim, në një kohë që ligjet vendase u japin mundësi ithagjenias fëmijëve të tyre. Një gjë shumë e mirë dhe për t’u lavderuar dhe respektuar! Por, problemi nuk qendron këtu…
Problemi qendron se të gjitha ligjet qe kanë dalë në Greqi nuk janë në favorin e emigrantit, nuk plotësojnë standartet e vendeve te tjera te BE, nuk i japin atij mundësinë për t’u legalizuar, por kënaqin vetëm një pjesë të tij, duke e kthyer proçesin e legalizimit në atë të biznesit. Shumë emigrantë që kanë mbi dy dekata në Greqi dhe që kanë një pasuri të patundshme në këtë vend, për faj jo të tyre ligji i nxjerr të paligshëm, pasi kriza ekonomike nuk u jep mundësi këtyre të plotësojnë kushtin antidemokratik në evropë për plotësimin e ( ensimave). Një kërkesë absurde që nuk u jep të drejtë emigrantëve për marrjen e pensionit të pjesshëm. Pra ligjet dalin por ato asnjëherë nuk kanë qellim legalizimin e emigrantëve, por përkundrazi sepse kushtet aktuale e duan emigrantin të jetë në tregun e zi të punës, pa asnjë të drejtë. Të jesh i legalizuar, të kesh fituar statusin e emigrantit as që mendohet dhe fantazohet dhe jo më të behet praktik, pasi mungon vullneti politik i qeverisë për të integruar komunitetin e emigrantëve me shoqerinë vendase.
Shumë nga shqiptaret mundohen të ndihmojnë në publikimin e ligjeve të legalizimit dhe mirbëjnë, në një kohë qe është detyrë e shtetit ta nxjerrë atë në gjuhët amëtare të komunitetve më të mëdha të emigracionit në Greqi. Po e keqja në këtë vend nuk janë nxjerrja e dhjetra ligjeve e qindra qarkoreve, por sa shërbejnë këto ligje për legalizimin e emigrantëve dhe integrimin e mëtejshëm të tyre. Koha barometri më i mirë i çdo praktike…