Lufta në Siri: Frikë për monumentet e lashta në Palmira

1577

Mediat ndërkombëtare transmetojnë pushtimin dhe okupimin e  qytetit Palmira në Siri nga xhiadistët, në një kohë që forcat siriane evakuojnë qytetin, duke transportuar në një vend të sigurt edhe statujat e mbrojtur nga UNESCO.

siria 1

Është shqetësim i madh për monumentet historike të lashta në këtë zonë, ku njerëzit e shtetit dhe UNESCO-s, kanë venë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar monumentet historike nga dëmtimet të shkaktuara nga xhihadistët në vendet e tjera të vendit. Ne nje deklaratë të publikuar në rrjetin social  ne Twitter, xhihadistët theksojnë se kontrollojnë të gjithë qytetin, ndërsa forcat e qeverisë kanë lënë nga pas kofoma që mbushin sheshin kryesor të qytetit Palmira. Deri tani nuk ka raporte të shkatërrimit të madh të monumenteve që nuk mund të hiqen më herët.

Drejtoresha e UNESCO-s, Irina Bokova, ka shprehur shqetësimin e saj të rëndë në lidhje me konfliktin në mes të shtetit islam dhe ushtrisë siriane në Palmira dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.