Lulja më e madhe në botë që bie erë si mish i kalbur

384

Një lule e veçantë që është bërë e njohur për erën e saj të tmerrshme, dhe gjendet në Indonezi.

Bëhet fjalë për një lule jashtëzakonisht e rrallë, e madhe, që askush nuk i afrohet të nuhasë. Lulja e rrallë Tuan-muda Rafflesia, për shkak të erës së saj të tmerrshme, që të kujton një mish të kalbur, tërheq mizat mbi të.

Kjo specie, e cila rritet në Indonezi, Filipine, Tajlandë, në Gadishullin Malajzisë, si dhe në ishujt Java, Sumatra dhe Kalimant, i përket një gjinie të bimëve parazitare, që përbëjnë afërsisht 28 lloje. Gjerësia e kësaj lule tejkalon një metër dhe 30 cm.