Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Giuseppe Conte u takuan të premten në Paris për të diskutuar krizën e emigrantëve në Evropë.
Kaosi që rrethonte anijen Aquarius në Mesdhe bëri rrugën e tij në diskutime. Anija, e cila mban 629 emigrantë, nuk u lejua të ankoronte ne brigjet e Italise kete javë. Me ne fund ka ankoruar, ne brigjet e Spanjës.
Macron kritikoi këtë veprim, duke e quajtur sjelljen e qeverisë italiane “të papërgjegjshme”. Italia kërcënoi të dilte nga takimi pas komenteve të Macron, por të dy liderët ranë dakord të vazhdonin me takimin të enjten pas asaj që ata përshkruan ishte një telefonatë e përzemërt. Conte tha se situata është ngadalësuar dhe ishte “koha për ta kthyer faqe” në mosmarrëveshje.