“Mafia Rome në Greqi”: 98 të pandehur për 434 vjedhje, midis tyre dhe dy punonjës policie

Greqi

Gjyqi për të ashtuquajturën “Mafia Rome” pritet të nisë majin e ardhshëm pas dy shtyrjeve.

Në bankë do të ulen 98 të pandehur, janë thirrur për të dëshmuar 300 dëshmitarë, për më shumë se 400 vjedhje dhe grabitje.

Pesë vite më parë policia arrestoi dhe çmontoi bandën e madhe të kriminelëve të njohur si “mafia rome”, pasi pjesa më e madhe e të përfshirëve janë romë, që sipas policë greke veprojnë me standarder të mafies italiane dhe jetojnë të pasur me vila dhe makina të shpejta.

Në 213 faqet e dosjes së lëndës përfshihen 434 raste të vjedhjeve si dhe grabitje.

Sipas hetimeve të policisë, ata “goditeshin” në Atikë dhe në Greqinë Veriore. Ata rrëmbyen kasaforta plot me para, bizhuteri, orë të shtrenjta dhe paund ari.

Mes të akuzuarve janë edhe dy punonjës policie, të cilët dyshohet se kanë njoftuar anëtarët e bandës për lëvizjet e autoriteteve, për të shmangur arrestimin, në këmbim të dhuratave monetare dhe pajisjeve të shtrenjta celulare.

Madje, mësohet se i kanë paralajmëruar për operacionin e madh, që ishte ngritur për arrestimin e tyre, me pasojë policinë në bastisje gjeti shtëpi bosh dhe patenta të fshehura nga grabitjet.

Gjyqi është caktuar të fillojë majin e ardhshëm.

Burimi : Tv Antena